Qelizat staminale të indit të kordonit kërthizor i transformojnë jetën djalit autik

09/28/2020 0
Gageee.jpg

Gage, i cili ishte ngjizur përmes një procedure IVF, lindi në rrugë natyrale pas një shtatëzanie në term të plotë. Prindërit e tij zgjodhën procedurën me mbyllje të vonuar me klemë të kordonit, ndërkohë që kishin marrë masa shtesë duke mbledhur dhe ruajtur gjakun e kordonit kërthizor të tij pas lindjes. Megjithatë, kur ai ishte gjashtë muajsh, nëna e Gage, Renee, nisi të shqetësohej për shëndetin e tij pasi kishte vënë re disa sjellje të pazakonta. Ecja këmbadorazi e Gage nuk ishte simetrike, ai bënte lëvizje të përsëritura, dhe ai nuk bënte kontakt me sy.

Në fillim, prindërit e Gage vunë re se ai lëvizte këmbadorazi në mënyrë josimetrike, bënte lëvizje të përsëritura dhe nuk vendoste kontakte me sy. Nga mosha dyvjeçare, ai u dignostikua me Çrregullime të Spektrit Autik të nivelit 2. Kjo do të thoshte se atij do tí nevojitej një mbështetje e plotë në lidhje me aftësitë në të folurit dhe në zhvillimin e të mësuarit.

E vendosur për ta ndihmuar të birin në çdo mënyrë të mundshme, Renee e zhyti veten e saj në kërkimet mbi autizmin dhe shpejt ra në kontakt me mundësinë e trajtimit terapueutik me qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor. Me shpresën për t’i përdorur qelizat staminale të gjakut të kordonit të vetë Gage të cilat i kishte ruajtur pas lindjes, Renee, u përpoq ta regjistronte Gage në një provë klinike e cila zhvillohej pranë Duke University.

Sidoqoftë, ata mbetën të zhgënjyer kur mësuan se kampioni i Gage ishte kontaminuar gjatë procesit tëvendosjes në ruajtje. Ishte pikërisht ky momenti kur familja ktheu sytë nga qelizat staminale mezenchimale (MSC) nga inde të kordonit të dhurura që mundësisht të trajtonte autizmin e Gage.

Kur ishte pranë ditëlindjes së tretë të tij, Gage mori një infuzion qelizash staminale mezenchimale (MSC) nga Xheli i Whartonit në përbërje të indit të kordonit kërthizor që i’u dhurua. Terapia eksperimentale u kryer nga mjeku i Gage jo shumë larg nga shtëpia e tij në SHBA dhe ajo ishte e thjeshtë e pa komplikacione.

Për habinë e prindërve të tij, fjalori i Gage u rrit me shpejtësi në ndjekje të terapisë së tij me qeliza staminale, dhe pasi ai kreu më vonë dhe katër infuzione të tjera qelizash staminale mezenchimale, Gage është tani një pesëvjeçar i shoqërueshëm dhe që nuk i pushon goja, e që ndjek një shkollë normale.

Ndërkohë që terapia me qeliza staminale të dhurura për Gage ishte e suksesshme, besohet se qelizat staminale autologe të marra nga gjaku dhe nga indi i kordonit kërthizor të vetë fëmijës pas lindjes janë më të efektshme. Ndaj, nëse ju jeni duke shqyrtuar opsionin e ruajtjes në bankë të qelizave staminale për fëmijën tuaj, sigurohuni që të zgjidhni një bankë qelizash staminale të mirërregulluar nga pikëpamja teknike e rregullatore e cila kontrollon të gjithë kampionët për bakteriet e kontaminimet e zakonshme.

Referenca:
parentsguidecordblood.org/en/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.