Mbyllja e vonuar me klemë e kordonit kërthizor dhe ruajtja në bankë e qelizave staminale

Përderisa gjithnjë e më tepër kërkime shkencore hedhin dritë mbi përfitimet prej mbylljes së vonuar me klemë të kordonit kërthizor është e kuptueshme që ruajtja në bankë e qelizave staminale prej gjakut të kordonit ngre mjaft pyetje prej prindërve të ardhshëm. Këtu, ne shpjegojmë sesi mbyllja e vonuar me klemë e kordonit punojnë sëbashku me ruajtjen në banka të qelizave staminale për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijës suaj.
Mbyllja e vonuar me klemë e kordonit (e njohur, gjithashtu, si mbyllja në kohën optimale e kordonit) është procesi i kapjes me klemë ose i prerjes së kordonit kërthizor pasi pulsimi i gjakut të ketë ndaluar, ose pasi placenta të jetë shkolitur. Kjo i jep bebes suaj mundësinë të marrë një volum gjaku të shëndetshëm pasi ajo/ai të ketë kaluar jashtë mitrës, përfshirë, një numër të bollshëm me rruaza të kuqe të gjakut, qeliza staminale dhe qeliza imunitare.
Udhërrëfyesi më i fundit i lëshuar prej Kolegjit Mbretëror të Mamive rekomandon që mbyllja me klemë e kordonit kërthizor të kryhet midis 1-5 minuta pas lindjes.
Duke punuar së bashku…
Mbyllja e vonuar e kordonit kërthizor me ruajtjen në bankë të qelizave staminale të gjakut të kordonit
Është një mit i hasur zakonisht që mbledhja e gjakut të kordonit mund të pengojë që bebja të marrë përfitimet prej mbylljes me klemë të kordonit. Në fakt, nganjëherë edhe një sasi kaq e vogël prej vetëm 15ml gjak është gjithçka nevojitet për të depozituar në bankë qelizat staminale të gjakut të kordonit – veç një fraksion nga sasia mesatare prej 200ml gjak e cila gjendet në kordonin kërthizor dhe placentë.
Megjithë mbledhjen e gjakut të kordonit, bebja juaj, përsëri, do të marrë sasinë e kërkuar të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese të gjendura në gjakun e nënës. Fraksioni i gjakut i cili ruhet në bankë mundet që më tej të vendoset në ngrirje të thellë dhe të përdoret për të ndihmuar në trajtimin potencial të sëmundjeve në të ardhmen. Trajtimet, aktualisht, përfshijnë Leuçeminë, Aneminë, kanceret e palcës së kockës dhe çrregullime të trashëguara të sistemit imunitar.
Madje edhe me një sasi të vogël të gjakut të kordonit kërthizor, Future Health Biobank, ja del që të përftojë një normë prej deri në 90% të qelizave pas procesit të përpunimit të kampionit tuaj. Kjo lejon që të merret maksimumi i qelizave staminale të mundshme dhe i jep foshnjës suaj shanset më të mira për trajtim në të ardhmen. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar më shumë rreth ruajtjes në bankë të qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor tuaj.



