Koronavirusi, shtatzënia juaj dhe ruajtja në bankë e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor

09/28/2020 0
Covid-shtatzania-e1601282064895.png

Ndërsa ne jemi të gjithë të bashkuar në luftën kundër koronavirusit (ose COVID-19), ka mjaft pyetje që ju lindin nënave në pritjen e ëmbël, rreth asaj se si virusi mund të ndikojë shtatzëninë e tyre dhe ruajtjen e qelizave staminale. Për t’ju mbajtur juve të sigurta dhe në dijeni të plotë, ne kemi renditur disa nga pyetjet që bëhen më shpesh dhe përgjigjet mbi këto tema të rëndësishme.

Është e rëndësishme të theksohet se koronavirus (COVID-19) nuk është një virus gripi, megjithëse simptomat dhe natyra e përhapjes së tij janë të ngjashme me ato të një gripi. Me këtë gjë në mendje, udhërrëfyesi bazohet pjesërisht mbi kërkimet shkencore të mëparshme rreth shtatzënisë dhe viruseve të gripit.

A janë gratë shtatzëna më në rrezik për të kontraktuar COVID-19?
Këshillimi klinik nga Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve sugjeron se gratë shtatzëna nuk janë në risk më të shtuar për COVID-19. Sidoqoftë, ata paralarmërojnë që gratë shtatzëna mund të jenë më tepër në rrezik për të zhvilluar simptoma më të rënda nëse do të prekeshin prej tij. Kjo, pasi ndryshimet që ndodhin gjatë shtatzënisë shkaktojnë një sistem imunitar më të dobët dhe një trysni më të lartë mbi zemrën dhe mushkëritë e nënës.

Nëse ju jeni shtatzënë, ju duhet të ndiqni dhe merrni masa parandaluese të rrepta për të shmangur ekspozimin tuaj ndaj COVID-19. Nëse jeni shtatzënë dhe dyshoni se ju keni COVID-19, ju duhet t’ja tregoni menjëherë mjekut tuaj.

Nëse une infektohem me COVID-19 gjatë shtatzënisë, a do të ndikojë ai tek bebja ime?
Nëse nëna sëmuret rëndë gjatë shtatzënisë, mund të ketë një rrezik të shtuar për abort ose për lindje premature. Edhe njëherë, nëse ju jeni shtatzënë dhe dyshoni se keni COVID-19, ju duhet t’ja tregoni, menjëherë, mjekut tuaj.

A mundet që COVID-19 të transmetohet tek bebja gjatë shtatzënisë?
Në më të shumtën e rasteve, placenta i bllokon sëmundjet dhe infeksionet nga shpërndarja prej nënës tek bebja gjatë kohës që ajo ndodhet në mitër. Nga një studim tek një spital i madh, nuk dolën fakte të transmetimit ndërplacentor të gripit nga nëna tek bebja. Në rastin e COVID-19, studime në faza fillestare nga Kina sugejerojnë se koronavirusi mundet që nganjëherë të transmetohet nga nëna tek bebja, por nevojiten të kryhen më shumë studime për ta konfirmuar këtë.

A mundet që COVID-19 të transferohet tek bebja pas lindjes?
Është e rëndësishme që të mbahet parasysh se COVID-19 mund të transmetohet nga nëna tek bebja pas lindjes përmes kontaktit të ngushtë të tyre. Tre bebe të porsalindura kanë zhvilluar shenja të lehta të COVID-19, por të treja u shëruan gjatë dy javëve të para të jetës së tyre.

Në këtë situatë, është e këshillueshme që nënat ta thithin me pompa qumshtin e gjirit të tyre dhe t’ja japin atë një kujdestareje tjetër për tja ushqyer bebes së tyre deri kur nëna të jetë shëruar. Nuk ka ende fakte se COVID-19 mund të transmetohet p♪7rmes qumështit të gjirit.

A mundet që gjaku i kordonit kërthizor të mbartë COVID-19?
Studimet deri më tani tregojnë se gjaku i kordonit kërthizor nuk mund të përmbajë COVID-19, edhe në rast se nëna infektohet me koronavirus gjatë shtatzënisë. Për këtë arsye, FDA nuk e rekomandon kryerjen e testeve për depistimin për COVID-19 të dhuruesve të dhe ju lejoheni që të ruani në banka të qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor për fëmijën tuaj.

Në një studim të kryer mbi nëntë lindje në Wuhan, Kinë, të nëntë nënat vuanin prej COVID-19 dhe bebet e tyre lindën me operacion. Ndërsa bebet ndodheshin ende në dhomat sterile të operacionit, kampionët e tyre u mblodhën nga lëngu amniotik dhe gjaku i kordonit kërthizor. Të nëntë kampionët e mbledhur rezultuan negativë për COVID-19, kështu që nënat nuk ka nevojë të shqetësohen në lidhje me praninë e virusit në gjakun ose indin e kordonit kërthizor.

A mundet që antitrupat e nënës të ofrojnë mbrojtje imunitare për beben?
Me rritjen e bebes në mitrën e nënës, placenta i mbron ata prej sëmundjeve duke lejuar që antitrupat e nënës të kalojnë tek gjaku i bebes. Bebja trashëgon sistemin imunitar dhe rezizstencën prej nënës së tij deri kur ai të bëhet gjashtë muajsh.

Nëse një nënë ka qenë infektuar me koronavirus dhe është shëruar, ajo do të mbartë antitrupat mbrojtës që është provuar se ato i kalojnë bebes së saj. Një studim i vogël në Wuhan, Kinë konfirmoi se kur 6 nëna të cilat ishin sëmurë me COVID-19, lindën, të gjithë bebet e sjella në jetë prej tyre i kishin antitrupat për COVID-19 në gjakun e tyre.

A është COVID-19 një arsye për të ruajtur në bankë gjakun e kordonit kërthizor?
Përhapja dhe impakti në mbarë botën i koronavirusit ka bërë që mjaft prindër të ndërgjegjësohen më shumë se si të mbrojnë shëndetin në të ardhmen e fëmijës së tyre. Si rezultat i kësaj, kërkesat për ruajtjen në banka të qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor janë në rritje.

Ndërkaq ka disa studime në faza të hershme mbi qelizat staminale dhe koronavirusin, nuk ka ndonjë evidencë të një lidhje për efekte parandaluese. Sidoqoftë, motivimi për ruajtjen në banka i gjakut të kordonit kërthizor mbetet i lartë. Nëse ju zgjidhni një bankë private, ky shërbim i ofron bebes suaj një burim të pasur qelizash staminale të cilat mund të ruhen për të trajtuar potecialisht një sërë sëmundjesh në të ardhmen.

A është e sigurtë që të ruhet në bankë gjaku i kordonit kërthiozor dhe indi i kordonit gjatë pandemisë?
Po. Normalisht, nënat testohen rregullisht për sëmundje ose probleme shëndetësore të cilat mund të ndikojnë mbledhjen e gjakut të kordonit dhe të indit të kordonit pas lindjes. Të gjitha bankat, private ose publike, janë duke kryer gjithashtu depistime për hirsorinë mjekësore të klienteve të tyre për rrezikun e COVID-19.

Kështu pra, bankat e gjakut të kordonit janë duke funksionuar normalisht. Megjithatë ju duhet të flisni me mjekun tuaj të familjes, maminë ose spitalin për të ditur se cilat shërbime të mbledhjes do të jenë të disponueshme.

Unë, tashmë e kam në ruajtje një kampion të gjakut të kordonit kërthizor në një bankë qelizash staminale. A është ai i sigurtë ndaj kontaminimit?
Qoftë nëse ju i keni ruajtur kampionët e fëmijë suaj në një bankë private a publike, kjo nuk i vendos ato aspak në rrezik kontaminimi ndaj COVID-19. Pjesa dërmuese e kamionëve janë mbledhur dhe prezervuar në ngrirje të thellë mjaft kohë përpara se të shpërthente pandemia.

Azoti i lëngët në fazë avullimi, i përdorur për ruajtjen e kampionëve dhe që rrethon secilin prej tyre, gjithashtu, besohet se parandalon transmetimin e viruseve dhe kontaminuesve të tjerë. Një masë tjetër parandaluese, bankat publike janë duke i depistuar dhuruesit potencialë, ndërsa bankat private po depistojnë familjet që janë duke lidhur kontrata të reja ruajtje, për t’u siguruar se ato nuk kanë rrezik për COVID-19.
A mundet që COVID-19 të tejçohet përmes një transplanti të gjakut ose të indit të kordonit kërthizor?
Nuk ka raporte të njohura të transmetimit të koronavirusit gjatë një transplanti. Në fakt, nuk ka raste të dokumentuara të viruseve me natyrë respiratore që transmetohen tek një pacient përmes transplantit, implantimit ose gjatë një infuzioni qelizash ose indesh.

A mundet që qelizat staminale të gjakut të kordonit kërthizor të mund të luajnë ndonjë rol në trajtimin e COVID-19?
Gjaku i kordonit kërthizor dhe indi i kordonit janë studiuar për të zbuluar nëse ato mund të përdoren për të prodhuar terapi qelizore për luftimin e COVID-19. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë provë të fortë për këtë.

Një sërë provash klinike premtuese janë në zhvillim e sipër në Azi, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që po hetojnë terapi qelizore me qeliza staminale mezenchimale stromale (MSC). Këto mund të ndihmojnë pacientët e sëmurë me sindromën akute të distresit respirator (ARDS), e cila shpesh është një kompikacion fatal i COVID-19.

Referenca:
parentsguidecordblood.org/en/
cord.memberclicks.net/

Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.