Prova klinike mbi përdorimin e qelizave staminale të kordonit kërthizor për trajtimin e Covid-19

Një provë klinike e re sapo është lançuar me syni hetimin e trajtimit potencial të simptomave të Covid-19 me anë të qelizave staminale MSC, të nxjerra prej indit të kordonit këthizor (qeliza staminale mezenkimale). Prova klinike, së cilës i është dhënë autorizimi i menjëhershëm prej the FDA, do të zhvillohet mbi 24 opacientë me Covid-19.
Udhëhequr prej një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh, hapi i parë do të jetë testimi i sigurisë dhe efikasitetit të infuzionit të qelizave staminale mezenkimale të nxjerra prej indit të kordonit mbi këta pacientë, me qëllimin për të ndalur inflamacionin dhe distresin respirator të mushkërive kërcënues për jetën, i cili shoqëron sëmundjen e Covid-19.
Qelizat Staminale Mezenkimale (MSC) u përzgjodhën për arësye të vetive të tyre anti-inflamatore, antibakteriale dhe antivirale. Në cilësinë e drejtuesit kryesor të kësaj prove klinike, Dr. Camillo Ricordi, shpjegon:
Këto janë qeliza të cilat mund të ndjejnë pagosjen e indit dhe të nxisin riparimin dhe rigjenerimin e indit, e kështu ato kanë funksion shërues.
Dr. Ricordi theksoi se sa e rëndësishme mund të jetë puna e tyre në përballjen me virusin:
Nuk ka kohë për të humbur…Pacientët të cilët vdesin prej COVID-19 kanë, mesatarisht, vetëm 10 ditë kohë midis shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes. Në rastet e rënda nivelet e oksigjenit në rrejedhën e gjakut bie, dhe pamundësia për të marrë frymë i shtyn mjaft shpejt pacientët drejt fundit të jetës; çdo ndërhyrje e cila mundet të parandalojë atë trajektore do të ishte shumë e dëshirueshme.
Prova klinike me qelizat staminale do të zhvillohet pranë Sistemit Shëndetësor të Universitetit të Miamit dhe Sistemit SHëndetësor të Jackson, SHBA. Në krah të Dr. Ricordi, një sërë specialistësh nga mbarë bota do të bashkëpunojnë duke shfrytëzuar ekspertizën e tyre në sëmundjet infektive, produktet e bazuara në qelizat, mjekësine e mushkërive si dhe në kujdesin mjekësor të reanimacionit.
The Cure Alliance – një grupim jofitimprurës shkencëtarësh dhe profesionistësh novatorë, do ta sponzorizojë provën klinike dhe do të ndajë protokollin e trajtimit me institucionet akademike anembanë botës, për të inkurajuar testimet e mëtejshme dhe për të përshpejtuar rrugën drejt një vaksine. Me nivele të tillë të mbështetjes akademike dhe mjeksore, rezultatet e këtij studimi parashikohet të merren brenda javëve të ardhshme.
FDA ka autorizuar më parë prova klinike të cilat përdorin Qelizat Staminale Mezenkimale(MSC) të nxjerra prej kordonit kërthizor, për trajtimin e Diabetit të Tipit 1 dhe sëmundjes së Alzheimerit – të dyja pranë University of Miami.
Çfarë janë MSC (Qelizat Staminale Mezenkimale)?
MSC (qelizat staminale mezenkimale) janë një lloj qelizash të specializuara, të cilat gjënden në indin e kordonit kërthizor, pulpin e dhëmbit dhe në palcën e kockës. Ato kanë aftësinë të riparojnë dhe zëvendësojnë muskujt, kockat, indin dhjamor dhe indet e kërceve të dëmtuara përgjatë gjithë trupit të njeriut. Kjo aftësi e jashtzakonshme terapeutike i bën MSC (qelizat staminale mezenkimale) një burim mjaft premtues i trajtimeve mjeksore për një gamë të gjerë sëmundjesh e plagosjesh.
MSC (qelizat staminale mezenkimale) janë të pranishme në mbi 1,000 studime të kryera për probleme e sëmundje degjenerative të tilla si Parkinsoni, Alzheimeri dhe Sëmundja e Neuroneve Motore, si edhe në dëmtimin e indeve si dështimi i mëlçisë, sëmundja e zemrës dhe shërimi i djegieve. Indi i kordonit kërthizor dhe pulpi i dhëmbëve janë burime të pasura të MSC dhe mbledhja e tyre është një procedurë krejtësisht jo-invazive.
Referenca:
www.newswise.com/coronavirus/



