
Me të mbërritur në laboratorin tonë, qeska e gjakut të kordonit, pastrohet e vendoset në një dhomë sterile.

Gjaku i kordonit, peshohet dhe i hiqet një volum i vogël, i cili përdoret për numërimin e qelizave të gjendura në kampion.

Gjaku i kordonit, vendoset në një centrifugë, e cila ndan gjakun e kordonit në shtresa të plazmës, qeliza staminale dhe në rruaza të kuqe të gjakut.

Më tej, dy kampionë me qeliza staminale depozitohen në tankera me azot në gjendje avullimi, në -190 gradë Celsius.

Një volum i vogël, merret dhe kryhet numërimi i qelizave.

Një lëndë mbrojtëse ndaj ngrirjes, i shtohet kampionit dhe, më tej, qeska e ngrirjes, vendoset në një kontenitor mbrojtës prej metali.

Kampioni, më tej, ftohet deri në -190 gradë, duke përdorur një ngrirës të kontrolluar.

Kampioni, vendoset në tanker me azot, në fazë avullimi dhe depozitohet për 30 vjet.