E HËNË- E SHTUNË 8:00 - 17:00E DIEL PUSHIM+355 4 451 9080info@criostemcells.comBulevardi Zogu i ParëQëndra e biznesit TIRANA
Vlerat tona
CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar.
Biobanka Future Health zotëron dhe operon dy laboratore të nivelit më të lartë: një në Mbretërinë e Bashkuar dhe një në Zvicër. Future Health është i licencuar për të transportuar mostra biologjike në mbarë botën dhe për të ruajtur qelizat dhe indet për përdorim nga fëmija, familja e fëmijës ose një person i tjetër pa lidhje gjaku me ta.
Përgjatë historisë sonë 15 vjeçare, ne jemi bërë banka më e madhe dhe më e avancuar e qelizave staminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ne, jemi të apasionuar rreth mbrojtjes së shëndetit të familjes suaj, e ndërkaq qëndrojmë në avantgardë të inovacioneve të së tashmes e të së ardhmes. Kjo, ka bërë që ne të kemi depozituar në ruajtje, më tepër kampionë qelizash staminale se të gjitha bankat e Mbretërisë së Bashkuar marrë së bashku.
Duke ruajtur qelizat staminale të bebes suaj, ju po investoni jo vetëm në shëndetin në të ardhmen e tyre, por gjithashtu edhe në shëndetin e anëtarëve të tjerë të familjes suaj.
CrioStemcells është kompania e parë që ka operuar në Shqipëri mbi marrjen, transportin dhe ruajtjen e gjakut e qelizave staminale të kordonit kërthizor si dhe ruajtjen e qelizave staminale të pulpit dentar të dhëmbëve të qumështit.
SHËRBIMET TONA
CrioStemcells si përfaqësues dhe partner i Future Health BioBank ju mundëson këto shërbime:
– Ruajtjen e gjakut të kordonit kërthizor
– Ruajtjen e qelizave staminale të kordonit kërthizor
– Ruajtjen e qelizave staminale të pulpit të dhëmbëve të qumështit
– NIPT – testi prenatal për sindromën Down
– Shkuma për ekografitë
ÇFARË JANË QELIZAT STAMINALE?
Secila prej rreth 100 miliardë qelizave në trupin e një të rrituri vjen nga një qelizë e vetme staminale – qeliza vezë e fekonduar. Kjo qelizë zhvillohet dhe bëhet njeri brenda vetëm nëntë muajsh.
Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këto qeliza të çmuara.
Me aftësinë e tyre për të rigjeneruar dhe mbrojtur trupin nga brenda, qelizat staminale, janë të afta të zhvillohen e shndërrohen në më shumë se 200 lloje të ndryshme qelizash të gjakut dhe të indeve.
Riprodhimi dhe diferencimi bën që ato të zhvillojnë lloje të ndryshme qelizash. “Detyrat natyrore” të qelizave staminale janë ndërtimi, rigjenerimi dhe riparimi. Kjo është arsyeja pse
Si një burim qelizash staminale për beben tuaj, gjaku i kordonit kërthizor të tyre, mund të provojë një ditë veten, si jetëshpëtues. Sikurse çdo prind, ju do të donit të bëni gjithçka që mundni për të mbrojtur shëndetin e fëmijës suaj në të ardhmen. Tashmë ju e keni këtë mundësi për ta bërë realitet, edhe në Shqipëri, përmes ruajtjes së qelizave staminale të foshnjes suaj në CrioStemcells.
PËRSE T’I RUANI QELIZAT STAMINALE?
Ruajtja e qelizave staminale nga gjaku dhe nga kordoni kërthizor i një të sapolinduri, po rritet çdo ditë e më shumë edhe në vendin tone.
Ne në Criostemcells ofrojmë ruajtjen e qelizave staminale për arsyet e mëposhtme:
Qelizat staminale të ruajtura në lindje (pra ruajtja e gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor) konsiderohen si qelizat staminale më të mira se ato të mbledhura nga trupi më vonë në jetë (për shembull qelizat staminale të palcës kurrizore).
Motrat/ vëllezërit mund të përfitojnë nga i njëjti kampion: ata kanë një shans ¼ (pra 25%) përputhjeje për transplant të qelizave staminale.
Gjaku i kordonit kërthizor është një burim qelizash staminale që tashmë është përdorur për të trajtuar në thelb të gjitha sëmundjet që mund të trajtohen nga transplantimi i palcës kurrizore.
PËRSE T’I RUANI TANI?
Qelizat staminale të gjakut dhe kordonit kërthizor kanë cilësi shumë unike dhe ndodhen vetëm në gjakun dhe kordonin kërthizor të foshnjes.
Qelizat staminale të mbrojtura nga barku i nënës prej shumë prej viruseve dhe infeksioneve në botën e hapur, kanë më pak gjasa të kontaminohen ose preken nga sëmundjet.
Më konkretisht, qelizat staminale kanë aftësinë të transformohen në shumë lloje qelizash, duke përfshirë lipidiket, të kartilagjeve, muskulore, kockore dhe indeve nervore.
CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]