Future Health lëshon kampionin e qelizave staminale për trajtimin e fëmijës me paralizë cerebrale

09/28/2020 0
future-health.png

Një vogëlushe tre- vjeçare ka marrë një trajtim për paralizë cerebrale (CP), duke përdorur qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor të vëllait të saj. Kampioni u mor pas lindjes së tij nga kordoni dhe u depozitua në ruajtje pranë Future Health Biobank, në stabilimentin tonë të Zvicrës.

Pasi mësoi rreth provave klinike pioniere për trajtimin e paralizës cerebrale në Duke University, familja vendosi të kërkonte lëshimin e kampionit të gjakut të kordonit për trajtimin e mundshëm. U desh më pak se një javë që kampioni të lëshohej nga stabilimenti i Future Health në Zvicër dhe të dërgohej pranë Spitalit të Duke University – aty ku infuzioni i qelizave staminale u krye me sukses.

Synimi i infuzioneve të tillë të qelizave staminale prej gjakut të kordonit për trajtimin e paralizës cerebrale është të përmirësojë funksionin motor tek pacientët duke zëvendësuar qelizat e vdekura. Për këtë vogëlushe shpresohet se ajo dhe prindërit e saj do të fillojnë t’i vërejnë këta përmirësime brenda 3 – 6 muajsh. Mjaft pacientë me Paralizë Cerebrale kanë demonstruar tashmë rezultate inkurajuese në ndjekje të trajtimeve të kryera prej Duke University.

Nëna e vogëlushes tha se pas shumë kërkimesh që kishin bërë, ky trajtim me qeliza staminale ishte opsioni i vetëm i mundshëm. Ajo foli me Future Health rreth eksperiencës që ajo pati duke ruajtur qelizat staminale me ne:

Ne mësuam rreth Future Health në internet, pasi kishim bërë disa kërkime online. Të gjithë shërbimet që na u dhanë ishin një përvojë ekselente. Stafi mjaft profesional, shumë të disponueshëm, përgjigje të shpejta me email dhe përmes telefonit, shumë të këndshëm, efiçientë dhe që tregonin shumë vëmendje ndaj nevojave të tua.

Ju mund të lexoni më shumë rreth përparimeve më të fundit në fushën e trajtimeve me qeliza staminale në Duke University Hospital këtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.