Shkuma ExEm® Foam

Kiti Exam Foam është një zgjidhje e thjeshtë e cila identifikon nëse gypat e Fallopit janë ose jo të bllokuara permes një procedure ekografike. Exem Foam (HyFoSy) lejon vizualizimin në një cilësi të lartë të gypave të Fallopit. Procedura mund të bëhet me një aparaturë të thjeshtë ekografie.


Çfarë është bllokimi i gypave të Fallopit?

Veza e maturuar, për të kaluar nga vezoret në mitër, duhet të kalojë nga gypat e Fallopit. Nëse në gypa, ka pengesa që nuk lejojnë që veza të kalojë nëpër to, gypat e Fallopit quhen të bllokuara e për rrjedhojë, një femër nuk mund të ngelet shtatzënë.
Që një femër të ngelet shtatzënë, duhet që gypat e Fallopit të jenë të hapura.

Si funksionon?

Kiti ExEm Foam përmban një xhel ExEm dhe ujin ExEm. Imazhi identifikues i bllokimit ose jo të gypave sigurohet duke përzier xhelin ExEm me ujin ExEm (pjesë të kitit) për të krijuar një shkumë të trashë. Një kateter përdoret më tej për të infuzuar këtë shkumë në gypat e Fallopit për të kontrolluar bllokimin ose jo të tyre.


Shkarko fletpalosjet tona

Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.