FAQ

Pyetje që Bëhen më Shpesh

Paneli ynë këshillimor është një qendër për gjithë informacionet lidhur me kompaninë tonë.
Nëse ju keni çfarëdo pyetje rreth shërbimeve tona, paneli ynë këshillimor ofron një bollëk informacioni dhe synon t’i përgjigjet çdo pyetje që haset më shpesh.

  • Si mund ta organizoj unë ruajtjen e qelizave staminale me Future Health Biobank?
  • Si kryhet mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor?
  • Çfarë ndodh ditën e lindjes?
  • Kur do të përpunohen kampionët e mi?
  • Përse përpunohet kampioni im para se të depozitohet në ruajtje?
  • Ku dhe si do të depozitohen në ruajtje qelizat staminale të fëmijës sime?
  • Çfarë informacioni do të marr unë rreth kampionëve të bebes sime?
  • Si mund të kem unë akses tek kampioni im, nëse më nevojitet?
  • A më duhet mua të paguaj nëse kampioni do të lëshohet ose transportohet nëse kërkohet për një transplant?
  • A do të ndërhyjë mbledhja e qelizave staminale të bebes sime me fazën e tretë të paralindjes?
  • A më duhet mua që të ndryshoj planin tim të lindjes nëse unë zgjedh t’i ruaj qelizat staminale të bebes sime?
  • Nëse unë do të zgjidhja për një mbyllje me klemë të vonuar të kordonit, a do të kishte ende mjaftueshëm gjak të mbetur për t’u mbledhur?
  • Çfarë ndodh nëse unë lëviz për në një shtet tjetër?
Si mund ta organizoj unë ruajtjen e qelizave staminale me Future Health Biobank?

Ruajtja e qelizave staminale të foshnjës suaj me Future Health është një proces i thjeshtë dhe ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit do të kujdeset për gjithçka, për ju.

Thjesht, na kontaktoni, në: +355 4451 9080 ose na dërgoni një email në: info_ALB@fhbb.com, dhe ne do t’ju dërgojmë një paketë me informacion dhe një marrëveshje për t’u plotësuar nga ju.

Ne, më tej, do t’ju dërgojmë një kit për mbledhjen, dhe kontaktojmë mjekun tuaj, i cili do të kryejë mbledhjen dhe do t’i shkruajmë spitalit tuaj për t’i informuar ata rreth kërkesës suaj, për të siguruar që gjithçka do të shkojë mirë, në ditën e lindjes.

Si kryhet mbledhja e qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor?

Mbledhja e qelizave staminale, të gjakut të kordonit kërthizor, është një procedurë e thjeshtë, jo-invazive

Sapo ju, të keni porositur mbledhjen e qelizave staminale, me ekipin tonë të kujdesit ndaj klientit, ne, do t’ju dërgojmë kitin e mbledhjes, në shtëpinë tuaj. Ky kit duhet të ruhet në vend të sigurtë, dhe larg prej radiatorëve, e, në mënyrë ideale, ta mbani pranë çantës suaj, të bërë gati për maternitet.

Sapo t’ju kenë filluar dhimbjet e lindjes, thjesht, merreni me vete kitin për në maternitet, dhe, vini në dijeni personelin mjekësor atje, se do të ruani qelizat staminale. Menjëherë sapo bebja juaj të ketë lindur dhe të jetë ndarë për kujdes të mëtejshëm, personeli mjekësor në sallë do të mbledhë gjakun e kordonit kërthizor. Kjo është një procedurë e shpejtë, jo-invazive dhe nuk do t’ju ndërpresë nga koha juaj e çmuar me beben tuaj. Më tej, personeli mjekësor në sallë, do të sigurojë qelizat staminale brenda kitit të mbledhjes, dhënë më parë.

Më tej, gjithçka kërkohet, është që ju vetë ose partneri juaj, të na telefonojë për të bashkërenduar tërheqjen e kitit të mbledhjes. Pastaj, kiti do të dërgohet drejtpërdrejt për në laboratorin tonë në Nottingham dhe kampionët do të përpunohen e përgatiten për depozitim në ruajtje. Ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit, do të ndjekë procedurën duke ju kontaktuar për rezultatet dhe gjendjen e kampionit tuaj.

Çfarë ndodh ditën e lindjes?

Me marrjen e dokumentave të plotësuar nga ju dhe të pagesës fillestare, ne, do të bashkërendojmë dërgimin tek ju të kitit të mbledhjes

Kur t’ju mbërrijë kiti, thjesht, mbajeni atë pranë çantës së bërë gati për në maternitet.
Kur të vijë dita e madhe, ju duhet të kujtoheni që ta merrni me vete kitin e mbledhjes për në maternitet.

Sapo bebja juaj të ketë lindur, e të jetë siguruar e ndarë më tej për kujdes të mëtejshëm, personeli mjekësor në sallë do të mbledhë gjakun e kordonit, një seksion të vetë kordonit kërthizor si edhe kampionë gjaku venoz nga nëna dhe do t’I vendosë ato në kitin e mbledhjes.

Kur, mjeku juaj ose mamia, t’ju dorëzojë kitin e mbledhjes, na telefononi në çdo kohë, në: +355 4451 9080, për të kërkuar që të tërheqim kitin nga materniteti.

Ne, do t’i përpunojmë dhe ruajmë me siguri kampionët tuaj, do t’ju njoftojmë juve me telefon për rezultatet, do t’ju konfirmojmë rezultatet me shkrim brenda 3 javësh, dhe pastaj pas kryerjes se pagesave të shërbimit, do t’ju lëshojmë çertifikatën tuaj të ruajtjes së qelizave.

Si kryhet transportimi i kampionëve të mi për në Laborator?

Kampionët tuaj do të transportohen për në laborator duke përdorur një korrier mjekësor të njohur në nivel ndërkombëtar, i cili do të tërheqë kampionët tuaj të kordonit kërthizor nga materniteti ose nga shtëpia juaj, dhe do t’i dërgojë ato për në laboratorin tonë, gjatë 365 ditëve të vitit.

Të gjithë kitet e mbledhjes janë projektuar për të ruajtur temperaturën e dhomës (mos i vini ata në frigorifer ose në ngrirës) për ta mbajtur kampionin tuaj në kushte optimale deri kur ai të mbërrijë në laboratorin tonë. Të gjithë kitet e mbledhjes janë të pajisur me një pako xheli e cila siguron që kampioni të mbahet në temperaturën e duhur gjatë transportit.

Kur do të përpunohen kampionët e mi?

Ne, do të përpunojmë kampionët tuaj përgjithësisht, brenda 24 orësh nga mbledhja e tyre

Laboratori ynë është i hapur për përpunimin e kampionëve 6 ditë në javë, 52 javë në vit, duke siguruar që të gjithë kampionët të përpunohen si duhet brenda udhërrëfyesve rregullatorë tanë, duke i dhënë klientëve rezultatet më të mirë të mundshëm.

Përse përpunohet kampioni im para se të depozitohet në ruajtje?

Të gjithë kampionët e gjakut të kordonit duhet të përpunohen para se të depozitohen në ruajtje për të siguruar që ata të jenë të stabilizuar para se të ruhen në ngrirje të thellë në Azot të Lëngët

Gjatë procesit, secili kampion kondensohet dhe ndahet në një sërë porcionesh, çka do të thotë se nëse ju kërkoni qelizat staminale të fëmijës suaj, vetëm një segment prej tyre nevojitet të përdoret, duke e lënë pjesën tjetër të paprekur për përdorim në trajtime në të ardhmen.

Secili kampion përpunohet në mënyrë individuale prej teknikëve tanë të laboratorit me shumë eksperiencë dhe mjaft të kualifikuar. Ne, nuk përdorim sisteme plotësisht të automatizuar në të cilët përpunohen njëherazi një sërë kampionësh njëkohësisht, pasi përpunimi, në të njëjtën kohë, i disa kampionëve, mund ta vërë në rrezik kontaminimi kampionin tuaj.

Ku dhe si do të depozitohen në ruajtje qelizat staminale të fëmijës sime?

Kampionët e gjakut dhe të indit të kordonit të fëmijës suaj, do të përpunohen në stabilimentin tonë të specializuar në Nottingham

Ne, nuk do t’i dërgojmë KURRË kampionët tuaj për t’u ruajtur tek stabilimenti i një pale të tretë, pasi ne besojmë se kjo mund ta vendosë kampionin tuaj në një rrezik të panevojshëm.

Secili kampion do të ndahet në një sërë porcionesh brenda kutisë me dy shtresa të projektuar posaçërisht, para ngrirjes, duke mundësuar që kampioni i fëmijës suaj të përdoret disa herë për trajtimin e sëmundjeve kërcënuese për jetën, nëse shfaqet e nevojshme.

Të gjithë tankerat tanë janë të pajisur individualisht me sisteme alarmi dhe monitorohen 24/7, 365 ditë të vitit.

Çfarë informacioni do të marr unë rreth kampionëve të bebes sime?

Sapo kampionët e gjakut të kordonit dhe të indit të kordonit tuaj janë përpunuar dhe ruajtur me sukses, ju do të merrni konfirmimin me shkrim, si dhe çertifikatën e ruajtjes e cila përmban numrin unikal të identifikimit për kampionët tuaj, numrin e qelizave staminale (CD34+ and CD45+), rezultatet tuaja të analizave të gjakut të nënës dhe rezultatet e analizave mikrobiologjike të kampionit.

Si mund të kem unë akses tek kampioni im, nëse më nevojitet?

Ne, shpresojmë që juve të mos ju duhet ta përdorni kurrë kampionin tuaj, por nëse kjo ju duhet ta bëni, ne do të organizojmë gjithçka për ju

Pasi të kemi bashkërenduar dokumentat e pëlqimit sëbashku me ju, ne do të bashkëpunojmë me mjekun tuaj për të organizuar dërgimin e sigurtë, të kampionit tuaj për në strukturën ku do të kryhet transplanti, në datën dhe orën e caktuar.

A më duhet mua të paguaj nëse kampioni do të lëshohet ose transportohet nëse kërkohet për një transplant?

Jo.

Ne, nuk do t’ju ngarkojmë ju për lëshimin dhe për transportimin e kampionit tuaj (kudo qoftë, në botë) nëse familjes suaj do t’i nevojitet për ta përdorur në një trajtim mjekësor.

A do të ndërhyjë mbledhja e qelizave staminale të bebes sime me fazën e tretë të paralindjes?

Kujdesi që ju ofrohet ju dhe bebes suaj në një kohë kaq kritike është i një rëndësie të jashtzakonshme, e kështu pra ne nuk do të bënim asgjë për ta vënë në rrezik këtë

Ndaj, dhe kështu pra është një praktikë standarde që të mblidhen qelizat staminale vetëm pasi faza e tretë e lindjes të ketë përfunduar me sukses dhe si ju ashtu dhe bebja juaj të jeni të sigurtë dhe të ndiheni komodë.

A më duhet mua që të ndryshoj planin tim të lindjes nëse unë zgjedh t’i ruaj qelizat staminale të bebes sime?

Jo

Qoftë nëse zgjidhni të keni një lindje natyrale ose një operacion sectio caesarea, të menaxhuar ose fiziologjike, në fazën e tretë të lindjes, nuk do të ketë asnjë problem për mbledhjen e qelizave staminale të bebes suaj. Për këtë arsye, ne nuk rekomandojmë që plani juaj i lindjes të ndryshohet ose të kompromentohet në asnjë mënyrë.

Nëse unë do të zgjidhja për një mbyllje me klemë të vonuar të kordonit, a do të kishte ende mjaftueshëm gjak të mbetur për t’u mbledhur?

Udhërrëfyesit më të fundit sugjerojnë që spitalet të lejojnë rreth një minutë vonesë në mbylljen me klemë të kordonit

Çdo këhëzgjatje përtej kësaj, mund të fillonte të ndikonte mbi sasinë e gjakut të kordonit të disponueshëm, por ne do të inkurajonim gjithnjë që ju të ndiqni planin tuaj të lindjes.

Ne, thjesht do të mblidhnim atë sasi të gjakut të kordonit të disponueshme atë ditë, dhe, nëse pas përpunimit numri i qelizave staminale nuk do ta përmbushte kriterin minimal për ruajtje, ju nuk do të ngarkoheni me pagesa për t’u kryer, në vijim.

Vlen, gjithashtu, të kihet parasysh se, nëse ju zgjidhni opsionin për një lindje fiziologjike në fazën e tretë, ne jemi përsëri të aftë për të mbledhur indin e kordonit.

Çfarë ndodh nëse unë lëviz për në një shtet tjetër?

Kudo që ju të jetoni në botë, ju mund të qëndroni të sigurtë se qelizat tuaja staminale do të qëndrojnë të depozituara me siguri të plotë me ne në Future Health Biobank, në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse ju lëvizni nga shteti juaj, ju lutemi të mos harroni të na vini në dijeni për adresën tuaj të re dhe për informacionin për kontaktin tuaj, që ne t’i kemi të përditësuar regjistrat tanë.

Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.