Ne ruajtëm qelizat staminale të Sarës me CrioStemCells menjëherë pas lindjes së saj. E ndërkohë që Sara rritet çdo vit, ne ndjehemi të sigurt se qelizat e saj staminale mbeten të reja dhe ndoshta mund ta ndihmojnë atë në të ardhmen.

Si prind natyrisht që dëshironi të mbroni fëmijën tuaj me cdo kusht, dhe ruajtja e qelizave staminale në lindje është mënyra më e lehtë për ta bërë këtë.

Padyshim që do ta rekomandoja CrioStemCells, shërbimi ndaj konsumatorit ishte i shkëlqyer dhe unë kam qenë e informuar gjatë gjithë hallkave të procesit. Gjithçka u rregullua nga kompania shumë shpejt dhe unë me bashkeshortin tim jemi ndjerë të sigurt falë përpikmërisë dhe përditësimit të vazhdueshëm.

Unë mendoj se kjo ështe dhurata më e mirë e mundur që mund t’i jepet një fëmije. Edhe pse ja kam mundësuar ruajtjen djalit, ruajtja e qelizave staminale të vajzës së vogël mund t’i ndihmojë të dy, nëse do t’i duhen.
Pasi bëra kërkimet e mia, vendosa se kjo ishte mundësia e duhur për ne, kryesisht sepse jam e bindur se i kam siguruar djalit tim një shëndet të sigurt.
Gjaku i kordonit është një komoditet i rrallë. Marrë nga kordoni kërthizor të një foshnje menjëherë pas lindjes, është një burim i pasur i qelizave staminale që mund të përdoren për të trajtuar dhjetëra çrregullime, duke përfshirë disa forma të leuçemisë, talasemisë dhe anemisë.

