Future Health Biobank mbështet kërkimin shkencor pionier në llojin e tij për rigjenerimin e dentinës së dhëmbit

09/28/2020 0
dental-pulp-stem-cell.jpg

Shkencëtarët në Future Health Biobank kanë ofruar kampionë të qelizave staminale mezenkimiale prej indit të kordonit kërthizor (MSC) për të ndihmuar në kërkimet shkencore pioniere në fushën e rigjenerimit të dentinës së dhëmbit dhe kockës.

Kërkimi shkencor u krye në The Centre for Dentistry and Oral Hygiene, në Universitetin e Groningen në Hollandë. Ai ishte dizenjuar për të mbështetur një studim të publikuar së fundi mbi efektet e dentinës në mineralizimin e qelizave staminale mezenkimale njerëzore.

Sipas këtij studimi, komponentët e gjendur në dentinë, të njohur si “dEMCs” mund të përdoren për të përmirësuar në mënyrë domethënëse mineralizimin e Qelizave Staminale Mezenkimale të Kordonit kërthizor dhe të atyre prej Pulpit Dentar.

Me fjalë të tjera, qelizat staminale kanë aftësinë të gjenerojnë minerale të ngjashme me kockat kur ato drejtohen për nga linjat kockore.

Gjatë studimit, shkencëtarët gjithashtu zbuluan se vitaliteti dhe aftësia për t’

u shtuar e qelizave vareshin prej dozës së “dEMSc” çka domethënë se ato mundet të përgatiten me porosi për t’ju përshtatur nevojave të mjedisit.

Këto zbulime inkurajuese do të ndihmojnë në zhvillimin e terapive me bazë qelizat staminale për rigjenerimin e indeve. Kjo është ajo se përse Future Health Biobank ishte kaq e interesuar për të mbështetur kërkimet dhe zhvillimin përmes dhurimit të kampionëve të qelizave staminale mezenkimiale prej indit të kordonit kërthizor. Në këmbim, shpresohet se prej zbulimeve nga Universiteti i Groningen do të përfitojnë klientët aktualë dhe të ardhshëm të cilët vendosin në ruajtje qelizat e tyre staminale me Future Health.

Referenca:
www.liebertpub.com/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.