
2 vjet pasi tetë-vjeçari Ari Goodman bëri terapinë e parë të qelizave staminale në një klinikë në Panama, duket se po fiton betejën e tij me autizmin me të cilën ka luftuar që kur ishte 18 muajsh.
Që nga trajtimi i tij i parë, Ari po tregon shenja të rëndësishme përmirësimi. “Që nga shkurti, vetëdija e tij për gjithçka është 100% atje,” tregon mamaja e Arit, Clara Goodman. “Ai përgjigjet. Perceptimi i tij është i mahnitshëm. Ai është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve. Ai tashmë ka mendimet e tij pë çdo gjë. ”
Clara raporton se Ari tani është në gjendje të kërkojë spontanisht gjërat dhe të shprehë dëshirat dhe nevojat, megjithëse ende përdor vetëm një fjalë në të njëjtën kohë. “Ai tashmë ka një sens humori. Ai qesh”, tha ajo.
Ai është në gjendje të lexojë fjali, dhe mund të shkruajë fjalë dhe t’i bashkojë ato për të formuar fjali. Në fakt, në shkollë Ari nuk është më në një klasë për fëmijët me autizëm; përparimi i tij e ka lejuar atë të kalojë në një klasë për nxënës me “aftësi të kufizuara”, ku studentët janë më socialë dhe ndërveprues.



