ERA® Test

Shumë gra që i nënshtrohen Fertilizimit In Vitro nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë, edhe pas transferimit të embrioneve me cilësi të mirë. Megjithëse një embrion me cilësi të mirë është një pikë e rëndësishme, gjithashtu e rëndësishme është të transferohet embrioni në një mitër që është e gatshme për ta marrë atë.

Koha e transferimit të embrionit duhet të koordinohet me ciklin menstrual të trupit tuaj, as shumë herët as shumë vonë, por në kohën e duhur. Për shumicën e grave, koha më e mirë për të transferuar një embrion është e njëjtë, por për disa gra, mund të jetë ndryshe.

Çfarë është Endometriumi?

Brendësia e mitrës është e veshur me një ind të quajtur endometrium, i cili përgatitet çdo muaj për mbërritjen e një embrioni dhe është foleja ku embrioni implantohet dhe qëndron gjatë shtatzanisë. Edhe embrioni më i mirë do të dështojë të implantohet nëse kushtet nuk janë të përshtatshme.

Çfarë është pranueshmëria endometriale?

Endometriumi është i pranueshëm kur është gati për të ndodhur implantimi i embrionit. Kjo periudhë e pranimit quhet dritarja e implantimit.

Çdo grua ka një dritare unike. Duke ditur dritaren tuaj personale të implantimit, ju mund të optimizoni shanset tuaja të shtatzanisë duke bërë një transferim të embrionit të personalizuar.

Çfarë është testi ERA®?

ERA® është testi i parë diagnostikues që përcakton kohën unike të personalizuar të transferimit të embrionit të secilës grua, pra sinkronizimi i transferimit të embrionit me dritaren e individualizuar të implantimit.


Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.