download-1.jpg

Një provë klinike e re sapo është lançuar me syni hetimin e trajtimit potencial të simptomave të Covid-19 me anë të qelizave staminale MSC, të nxjerra prej indit të kordonit këthizor (qeliza staminale mezenkimale). Prova klinike, së cilës i është dhënë autorizimi i menjëhershëm prej the FDA, do të zhvillohet mbi 24 opacientë me Covid-19.

Udhëhequr prej një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh, hapi i parë do të jetë testimi i sigurisë dhe efikasitetit të infuzionit të qelizave staminale mezenkimale të nxjerra prej indit të kordonit mbi këta pacientë, me qëllimin për të ndalur inflamacionin dhe distresin respirator të mushkërive kërcënues për jetën, i cili shoqëron sëmundjen e Covid-19.

Qelizat Staminale Mezenkimale (MSC) u përzgjodhën për arësye të vetive të tyre anti-inflamatore, antibakteriale dhe antivirale. Në cilësinë e drejtuesit kryesor të kësaj prove klinike, Dr. Camillo Ricordi, shpjegon:

Këto janë qeliza të cilat mund të ndjejnë pagosjen e indit dhe të nxisin riparimin dhe rigjenerimin e indit, e kështu ato kanë funksion shërues.

Dr. Ricordi theksoi se sa e rëndësishme mund të jetë puna e tyre në përballjen me virusin:

Nuk ka kohë për të humbur…Pacientët të cilët vdesin prej COVID-19 kanë, mesatarisht, vetëm 10 ditë kohë midis shfaqjes së simptomave të para dhe vdekjes. Në rastet e rënda nivelet e oksigjenit në rrejedhën e gjakut bie, dhe pamundësia për të marrë frymë i shtyn mjaft shpejt pacientët drejt fundit të jetës; çdo ndërhyrje e cila mundet të parandalojë atë trajektore do të ishte shumë e dëshirueshme.

Prova klinike me qelizat staminale do të zhvillohet pranë Sistemit Shëndetësor të Universitetit të Miamit dhe Sistemit SHëndetësor të Jackson, SHBA. Në krah të Dr. Ricordi, një sërë specialistësh nga mbarë bota do të bashkëpunojnë duke shfrytëzuar ekspertizën e tyre në sëmundjet infektive, produktet e bazuara në qelizat, mjekësine e mushkërive si dhe në kujdesin mjekësor të reanimacionit.

The Cure Alliance – një grupim jofitimprurës shkencëtarësh dhe profesionistësh novatorë, do ta sponzorizojë provën klinike dhe do të ndajë protokollin e trajtimit me institucionet akademike anembanë botës, për të inkurajuar testimet e mëtejshme dhe për të përshpejtuar rrugën drejt një vaksine. Me nivele të tillë të mbështetjes akademike dhe mjeksore, rezultatet e këtij studimi parashikohet të merren brenda javëve të ardhshme.

FDA ka autorizuar më parë prova klinike të cilat përdorin Qelizat Staminale Mezenkimale(MSC) të nxjerra prej kordonit kërthizor, për trajtimin e Diabetit të Tipit 1 dhe sëmundjes së Alzheimerit – të dyja pranë University of Miami.

Çfarë janë MSC (Qelizat Staminale Mezenkimale)?
MSC (qelizat staminale mezenkimale) janë një lloj qelizash të specializuara, të cilat gjënden në indin e kordonit kërthizor, pulpin e dhëmbit dhe në palcën e kockës. Ato kanë aftësinë të riparojnë dhe zëvendësojnë muskujt, kockat, indin dhjamor dhe indet e kërceve të dëmtuara përgjatë gjithë trupit të njeriut. Kjo aftësi e jashtzakonshme terapeutike i bën MSC (qelizat staminale mezenkimale) një burim mjaft premtues i trajtimeve mjeksore për një gamë të gjerë sëmundjesh e plagosjesh.

MSC (qelizat staminale mezenkimale) janë të pranishme në mbi 1,000 studime të kryera për probleme e sëmundje degjenerative të tilla si Parkinsoni, Alzheimeri dhe Sëmundja e Neuroneve Motore, si edhe në dëmtimin e indeve si dështimi i mëlçisë, sëmundja e zemrës dhe shërimi i djegieve. Indi i kordonit kërthizor dhe pulpi i dhëmbëve janë burime të pasura të MSC dhe mbledhja e tyre është një procedurë krejtësisht jo-invazive.

Referenca:
www.newswise.com/coronavirus/


unnamed.jpg

Përderisa gjithnjë e më tepër kërkime shkencore hedhin dritë mbi përfitimet prej mbylljes së vonuar me klemë të kordonit kërthizor është e kuptueshme që ruajtja në bankë e qelizave staminale prej gjakut të kordonit ngre mjaft pyetje prej prindërve të ardhshëm. Këtu, ne shpjegojmë sesi mbyllja e vonuar me klemë e kordonit punojnë sëbashku me ruajtjen në banka të qelizave staminale për të ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijës suaj.

Mbyllja e vonuar me klemë e kordonit (e njohur, gjithashtu, si mbyllja në kohën optimale e kordonit) është procesi i kapjes me klemë ose i prerjes së kordonit kërthizor pasi pulsimi i gjakut të ketë ndaluar, ose pasi placenta të jetë shkolitur. Kjo i jep bebes suaj mundësinë të marrë një volum gjaku të shëndetshëm pasi ajo/ai të ketë kaluar jashtë mitrës, përfshirë, një numër të bollshëm me rruaza të kuqe të gjakut, qeliza staminale dhe qeliza imunitare.

Udhërrëfyesi më i fundit i lëshuar prej Kolegjit Mbretëror të Mamive rekomandon që mbyllja me klemë e kordonit kërthizor të kryhet midis 1-5 minuta pas lindjes.

Duke punuar së bashku…
Mbyllja e vonuar e kordonit kërthizor me ruajtjen në bankë të qelizave staminale të gjakut të kordonit

Është një mit i hasur zakonisht që mbledhja e gjakut të kordonit mund të pengojë që bebja të marrë përfitimet prej mbylljes me klemë të kordonit. Në fakt, nganjëherë edhe një sasi kaq e vogël prej vetëm 15ml gjak është gjithçka nevojitet për të depozituar në bankë qelizat staminale të gjakut të kordonit – veç një fraksion nga sasia mesatare prej 200ml gjak e cila gjendet në kordonin kërthizor dhe placentë.

Megjithë mbledhjen e gjakut të kordonit, bebja juaj, përsëri, do të marrë sasinë e kërkuar të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese të gjendura në gjakun e nënës. Fraksioni i gjakut i cili ruhet në bankë mundet që më tej të vendoset në ngrirje të thellë dhe të përdoret për të ndihmuar në trajtimin potencial të sëmundjeve në të ardhmen. Trajtimet, aktualisht, përfshijnë Leuçeminë, Aneminë, kanceret e palcës së kockës dhe çrregullime të trashëguara të sistemit imunitar.

Madje edhe me një sasi të vogël të gjakut të kordonit kërthizor, Future Health Biobank, ja del që të përftojë një normë prej deri në 90% të qelizave pas procesit të përpunimit të kampionit tuaj. Kjo lejon që të merret maksimumi i qelizave staminale të mundshme dhe i jep foshnjës suaj shanset më të mira për trajtim në të ardhmen. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar më shumë rreth ruajtjes në bankë të qelizave staminale të gjakut të kordonit kërthizor tuaj.


Kontakte

TELEFON
+355 4 451 9080
EMAIL
info@criostemcells.com
ADRESA
Bulevardi Zogu i Parë, Qendra e Biznesit TIRANA
Nd.58, H.3, 31
Tirana 1000

Rreth nesh

CrioStemcells është partner dhe përfaqësues në Shqipëri dhe Kosovë i Future Health Biobank, banka më e madhe e ruajtjes së gjakut dhe qelizave staminale të kordonit kërthizor të fëmijës tuaj në Mbretërinë e Bashkuar… [Read More]

Copyright 2018. All rights reserved.